No menu items!

Kiara-Dua kohë të mendoj për Luizin, nuk dua të bëj zgjedhjen e gabuar për njeriun e jetës

Banorët dhe opinionistët dhanë mendimin e tyre lidhur me raportin e ndërlikuar të krijuar mes Luizit dhe Kiarës.

Zhaklin: E kam studiuar me kujdes marrëdhënien e tyre dhe mendoj se çifti të dobëson. Luiz refuzimi të dobëson. Marrëdhëniet janë rrugë me dy korsi dhe jo korsi me një drejtim. Për mënyrën se si e perceptoj unë dashurinë, shoh bezdisje nga ana e Kiarës. Dhe unë mendoj njësoj, Luizi është toksik, nuk i lë hapësirë Kiarës. Unë lexoj gjuhën e trupit. Kiara ndihet e bezdisur nga ajo ç’ka i ofron ti. Heshtja e saj nuk të duket një përgjije?

Luizi: Ti po thua zgjidh, vazhdo ose lojën ose Kiarën? Unë zgjedhjen time e kam bërë publike. Unë kam hyrë të fitoj, por sa kam hyrë në këtë prag kam parë këtë vajzën.

Kiara: Realisht më ka ardhur shumë keq që mendojnë se unë po bëj lojë. Do mundohem me mish e shpirt ti nxjerrë anën e mirë Luizit, prandaj edhe stepem, dua ti zbuloj anën e mirë.

Luizi: Që nga dita e parë e kam pëlqyer shumë.

Tea: Nuk kam një opinion. Luizi më duket toksik. Qëndrimin e Kiarës nuk e kuptoj.

Kiara: Okej, okej ke shumë të drejtë.

Tea: Ti nuk je e përkushtuar, e largon atë gjithë kohën.

Kiara: Po, po, po, po. Deri dje thoje si merresh me të.

Tea: Unë atë person nuk e respektoj dhe ja kam thënë.

Kiara: Si do kishte vepruar ti Tea?

Tea: Personat që pëlqej unë nuk bëjnë gjëra si Luizi. Do isha më e afruar, ndryshe nga ti. Nëse do më pëlqente dikush, do ja ktheja.

Kiara: Unë dua të shoh disa gjëra dhe mendoj se kam kohën e duhur.

Tea: Nuk e perceptoj dot qëndrimin tënd, që largohesh.

Zhaklin: Fakti që u grupove me Luizin, tregove diçka. Kur u krijua kjo ndasia e grupeve, mu duk sikur Kiara u deklarua dhe shprehu një pëlqim.

Kiara: Jo nuk është e vërtetë. Do i lë gjërat të rrjedhin, dua ta njoh më shumë Luizin. Më duhet më shumë kohë për ta menduar se me cilin person do e kaloj jetën time, jam 27 vjeç.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.