Pas javësh të tëra spekulimesh dhe afrimiteti të dukshëm mes tyre, marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos ka hyrë në një fazë të re brenda shtëpisë së BBVA, transmeton Raporto24.
Gjatë spektaklit të fundit “Prime”, dy banorët surprizuan publikun duke shkëmbyer puthjen e tyre të parë, një moment që u komentua menjëherë si pika kulmore e raportit të tyre. Emocionet e forta dhe kimia e krijuar prej kohësh mes tyre u konkretizuan para kamerave, duke ndezur reagime të shumta.
Por jo vetëm kaq. Paralelisht me bujën që krijoi puthja, një reagim në rrjetet sociale ka marrë po aq vëmendje. Nga llogaria zyrtare e Brikenës në Instagram është lënë një koment në videon e momentit romantik, i cili brenda pak orësh ka mbledhur mijëra pëlqime dhe është shpërndarë gjerësisht.
Ky detaj është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i qartë mbështetjeje për lidhjen e sapo konfirmuar brenda shtëpisë.
Tashmë, dinamika mes Brikenës dhe Mateos pritet të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e lojës, ndërsa publiku mbetet kurioz për zhvillimet e radhës të këtij çifti që po dominon vëmendjen.



