Kombëtarja e Kolumbisë dhe ajo e Portugalisë kanë barazuar 0:0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026.
Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, asnjëra nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke bërë që sfida të mbyllej me rezultatin e bardhë. Portierët Camilo Vargas dhe Diogo Costa ishin ndër më të dalluarit, me pritje vendimtare që ruajtën portat e paprekura.
Me këtë barazim, Kolumbia e mbyll Grupin K në vendin e parë, ndërsa Portugalia renditet e dyta. Të dyja kombëtaret sigurojnë kualifikimin në fazën e 1/32-ave të Kupës së Botës.


