No menu items!

Komiteti HatTrick i UEFA-s miraton projekte të rëndësishme, takimi i radhës në Prishtinë

Komiteti HatTrick i UEFA-s përmbylli punimet e tij në Helsinki të Finlandës, ku diskutoi për progresin e projekteve të federatave anëtare, e të cilat mbështeten nga UEFA.

I pranishëm në takim ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili është anëtar i këtij Komiteti. Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan çështje të rëndësishme për të ardhmen e futbollit evropian dhe për projektet e reja.

Të gjitha projektet e paraqitura nga FFK morën miratimin e Komitetit HatTrick, me çka u dëshmua edhe njëherë angazhimi dhe përkushtimi i Federatës për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Po ashtu, Komiteti HatTrick theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të plotë të federatave anëtare me UEFA-n, por edhe FIFA-n (ku e pranishme ishte edhe pëfaqësuesja e FIFA-s), duke siguruar koordinimin e duhur në çdo aspekt për përfitimet afatgjata të futbollit global

Pikë e fundit e takimit ishte vendimi për vendin e mbajtjes së mbledhjes së radhës. Me unanimitet, Komiteti vendosi që takimi i radhës të mbahet në Prishtinë, në muajin mars 2025, ku nikoqire do të jetë Federata e Futbollit të Kosovës.

Ky vendim përbën një moment historik për FFK-në dhe për futbollin kosovar, duke pasur parasysh se për herë të parë që nga anëtarësimi në UEFA, një takim i nivelit të tillë të lartë të shtëpisë së futbollit evropian do të mbahet në Kosovë.

Presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj anëtarëve të Komitetit HatTrick për besimin dhe mundësinë e dhënë FFK-së që të jetë mikpritëse e këtij Komiteti dhe vlerësoi se kjo përbën një mundësi të shkëlqyer për promovimin e mëtejmë të futbollit kosovar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.