No menu items!

Komuna e Prishtinës reagon ndaj grevës së punëtorëve të “Pastrimit”, e quan grumbullim të panevojshëm

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas grevës së punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”, të cilët të enjten u mblodhën para objektit të komunës për të shprehur pakënaqësinë ndaj situatës financiare që, sipas tyre, është përkeqësuar si pasojë e mospagesës së borxheve nga ana e Komunës.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, komuna e ka quajtur të panevojshëm grumbullimin e punëtorëve para komunës, duke e konsideruar këtë veprim si një keqpërdorim të tyre për interesa politike.

“Prandaj, përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë” – thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ka kohë që Kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat.

Prandaj, përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë.

Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet.

Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.