No menu items!

Kosova konfirmohet në vazon e katërt nga FIFA për kualifikimet për Kupën e Botës

FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt.

Shorti evropian do të mbahet më 13 dhjetor në Zurich të Zvicrës, duke filluar nga ora 12:00.

Kosova është vendosur në vazon e katërt dhe pritet të përballet me tri përfaqësuese më të forta. Shqipëria gjendet në vazon e tretë dhe ka mundësi për një përballje me Kosovën.

Në vazon e parë janë tetë çerekfinalistet e Ligës së Kombeve: Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, dhe katër ekipet më të ranguara në UEFA: Anglia, Belgjika, Zvicra dhe Austria.

“Dardanët” renditen në vendin e 99-të pas listës së re.

Kualifikimet për Botërorin, që do të organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, fillojnë në mars të vitit të ardhshëm.

Vazo 1: Franca, Spanja, Portugalia, Italia, Anglia, Zvicra, Kroacia, Holanda, Danimarka, Gjermania, Belgjika, Austria

Vazo 2: Ukraina, Suedia, Turqia, Uellsi, Hungaria, Serbia, Polonia, Rumania, Greqia, Sllovakia, Çekia, Norvegjia

Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Izraeli

Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kosova, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni, San Marino.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.