Kosova shënoi edhe fitoren e dytë ndaj Malit të Zi

Futbollistet e Kosovës U17 e kanë mposhtur Malin e Zi në miqësoren e dytë të zhvilluar.

Kosova të premten në Kampin Nacional në Hajvali e mposhti Malin e Zi me rezultat të thellë 6:0.

Në minutën e 22-të, Krenare Kelmendi realizoi për 1:0. O

lsa Maqastena në minutën e 30-të e dyfishoi rezultatin në 2:0.

Pesë minuta më pas, Agnesa Krasniqi e mbylli pjesën e parë me rezultatin 3:0 në të mirë të Kosovës.

Në pjesën e dytë, “Dardanet”, i realizuar edhe tri gola.

Në minutën e 69-të, Loela Ahmeti e realizoi golin e katërt në ndeshje.

Bora Bajrami nga penalltia në minutën e 86-të ishte e saktë për rezultatin 5:0. Golin e fundit në ndeshje e shënoi Altuna Francajt dy minuta më pas.

Miqësoren e parë të zhvilluar të mërkurën ndaj Malit të Zi, Kosova e fitoi me rezultatin 5:0.

Ndeshjet kualifikuese të “Euro 2025”, Kosova do t’i luajë prej 30 tetorit e deri më 11 nëntor në Shqipëri.

Kosova U17 është në Grupin 4 të Ligës B, bashkë me Shqipërinë dhe Izraelin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU