Kosova ka arritur një fitore historike në udhëtim, duke mposhtur Suedinë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin.
Heroi i kësaj sfide ishte Fisnik Asllani, i cili shënoi golin vendimtar për “Dardanët”, duke i dhënë Kosovës tri pikë të arta dhe një fitore të madhe ndaj një prej kombëtareve më të forta të Evropës.
Me këtë rezultat, Kosova forcon pozitat e saj në grup dhe tregon se është gati të garojë me dinjitet për kualifikim në Kampionatin Botëror./Raporto24/





