No menu items!

Kosova U19 mposht Letoninën dhe siguron kalimin në Ligën A

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka shkëlqyer në fazën e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025, duke e përmbyllur këtë cikël me tri fitore plotësisht të merituara dhe duke e siguruar kalimin në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Pas fitoreve në ndeshjet e para ndaj Maltës (6:0) dhe Kazakistanit (2:1), vajzat dardane, të udhëhequra nga përzgjedhësja Albina Rrahmani, treguan edhe njëherë cilësitë dhe karakterin e tyre, duke triumfuar në ndeshjen e tretë ndaj Letonisë me rezultat bindës 4:0.

Golat për Kosovën në këtë sfidë i shënuan Alba Shabani (38’), Ramize Orana (46’), Elona Paci (59’) dhe Olsa Maqestena (90’+4), duke vulosur një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë fazë të garave.

Me këtë sukses, Kombëtarja U19 jo vetëm që e përmbushi objektivin e vendosur, por edhe tregoi rritje të vazhdueshme.

Përvoja e fituar në këto ndeshje do të jetë shumë e vlefshme për vajzat tona në sfidat që i presin në Ligën A, ku niveli i garës do të jetë shumë më i lartë dhe më kërkues./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.