Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e parakoshme për Kuvendin e Reublikës së Kosovës.
Në këtë konferencë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se në orën 06:00, sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit ka filluar në ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Stamboll, ndërkaq, në orën 07:00, gjithashtu sipas kohës lokale në Kosovë, votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Europë.
Gjithashtu, u njoftua se votimi në dy përfaqësitë diplomatike në ShBA (Washington – ambasadë dhe New York – konsullatë) dhe në dy të tjera në Kanada (Otavë – ambasadë dhe Toronto – konsullatë), do të fillojë në orën 07:00 sipas kohës lokale në këto shtete, përkatësisht në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.
Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.24% % apo 3,117 votues.
Përfaqësitë diplomatike, në të cilat ka filluar dhe po zhvillohet procesi i votimit, janë:
GJERMANI:Berlin – ambasadë;Frankfurt – konsullatë;Hamburg – konsullatë;Mynih – konsullatë;Shtutgart – konsullatë; dheDyseldorf – konsullatë.ZVICËRBernë – ambasadë;Gjenevë – konsullatë; dheCyrih – konsullatë.MBRETËRIA E BASHKUARLondër – ambasadë.FRANCËParis – ambasadë; dheStrasburg – konsullatë.BELGJIKËBruksel – ambasadë.NORVEGJIOslo – ambasadë.AUSTRIVjenë – ambasadë.SUEDIStokholm – ambasadë.SLLOVENILubjanë – ambasadë.DANIMARKËKopenhagë – konsullatë.ITALIRomë – ambasadë; dheMilano – konsullatë.TURQIAnkara – ambasadë; dheStamboll – konsullatë.KROACIZagreb – ambasadë.HOLANDËHagë – ambasadë.REPUBLIKA ÇEKEPragë – ambasadë.HUNGARIBudapest – ambasadë.
Ndërkaq, procesi i votimit, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, do të fillojë në këto shtete:
SHBAWashington – ambasadë; dheNew York – konsullatë.KANADËOtavë – ambasadë; dheToronto – konsullatë.
Në përgjithësi, votimi do të zhvillohet në 47 vendvotime që u përkasin 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.
Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 27,724 votues.
Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor 2026, pasi në listën votuese e cila është dërguar në përfaqësi dipomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026).
Konferenca e dytë e KQZ-së do të mbahet në orën 14:00.


