KQZ përditëson rezultatet: Numërohen mbi 55% e votave për deputetë, këta janë pesë nga kandidatët më të votuar aktualisht

Deri më tani janë numëruar mbi 55 % e votave për deputetë derisa KQZ ka procesuar rezultatet në webfaqen e saj.

Të dhënat janë nga 1 mijë e 378  vendvotime nga 2 mijë e 498 sa janë në total.

Sipas këtyre rezultateve, tek VV prin Albin Kurti, pas tij renditet Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Te Partia Demokratike e Kosovës prin Bedri Hamza, i pasuar nga Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Te Lidhja Demokratike e Kosovës e para është Vjosa Osmani derisa pas saj renditen Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Kurse te lista e Aleancës janë Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri e Bekë Berisha.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU