Nga Juniku në Mitrovicën e Veriut, 13 komuna përfundojnë numërimin – procesi vazhdon në qendrat kryesore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit të rezultateve dhe numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në 13 Qendra Komunale të Numërimit (QKN).

Sipas KQZ-së, procesi është përmbyllur në komunat: Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkaq, numërimi dhe verifikimi i rezultateve po vazhdon në 25 komuna të tjera të vendit.

Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë: (e hënë, 8 qershor, 24:00) Junik (6/6); Shtërpcë (17/17); Hani i Elezit (11/11); Partesh (7/7); Mamushë (5/5), (e martë, 9 qershor, 24:00) Zubin Potok (15); Zveçan (11); Kllokot (8); Novobërdë (23/23); Obiliq (34/34); Shtime (33/33); Ranillug (10/10); dhe Mitrovicë e Veriut (21/21).

Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 25 QKN-të tjera: Leposaviq (19/25), Graçanicë (27/33), Kaçanik (34/44), Kamenicë (43/46), Deçan (39/48), Dragash (42/57), Istog (42/60), Fushë Kosovë (31/62), Klinë (44/62), Viti (49/62), Skenderaj (41/71), Malishevë (39/72), Drenas (44/73), Rahovec (54/75), Lipjan (49/83), Suharekë (43/86), Vushtrri (38/89), Mitrovicë e Jugut (60/100), Podujevë (58/103), Gjilan (48/127), Pejë (62/135), Gjakovë (59/144), Ferizaj (76/146), Prizren (77/232), Prishtinë (60/262)

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU