KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit, fletvotimet janë shpërndarë me kohë

Valmir Elezi, zëdhënës  i KQZ-së, në një konferencë për media, ka ftuar qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Elezi në një konferencë për media, tha se “në orët e hershme të mëngjesit, përfshirë fletvotimet është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit”, transmeton Gazeta Express.

“Duke u mbështetur në informacionet e pranuara procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme, ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në vendin tonë”, vijoi Elezi.

Tutje, ai tha se sot procesi  i votimit zhvillohet në 149  qendra të votimit.

Elezi tha se konferenca e dytë e KQZ-së do të jetë në orën 11:30, ndërsa nga ora 09:00 “ do të fillojmë të shpallim në platformën e KQZ-së të dhënat e para për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime në dy orët e para”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU