Kraki për Jasharët, Haradinajt: Kam respekt të pakufishëm për krejt familjet që u mobilizuan kundër terrorit serb

Nezir Kraki, ka vlerësuar kontributin e kontributin e familjes Haradinaj në historinë e Kosovës.

Kraki, ka thënë se, ai ka respekt të pakufishëm për krejt familjet si Haradinaj e familja Jashari, që janë mobilizuar kundër terrorit serb.

Kraki, i ftuar në emisionin Nga Afër me Aurora Amerllahun, ka deklaruar edhe se, ne duhet të krenohemi dhe t’i vlerësojmë sakrificën si të Haradinajve, familjen Jashari, Ibrahim Rugovën, Nënën Terezë e Skënderbeun.

‘’Ka shumë familje në Kosovë që janë moti, janë nis moti me ardh deri të kjo pikë, të liria, edhe unë kam respekt të pakufishëm për krejt familjet që kanë pas guxim. Familjet sikur Haradinaj, Jashari, njerëzit që janë mobilizu, kundër pushtimit serb, terrorit serb, duhet me jau hjek kapelën me ju thanë bravo.  Nuk guxon një vepër e tashme me ia zbeh një kontribut madhor dikujt që ka bë në një moment tjetër, është e padrejtë është e pamoralshme.  Unë vazhdoj me qenë kundër Gjykatës Speciale, unë vazhdoj me uru që ata me u liru sa më shpejtë, vazhdoj me vlerësu sa herë të jetë nevoja familjen Haradinaj, për kontributin që ka dhënë, veç momenti i vrasjes së Luanit, që vëllai i vet Ramushi e merr në krahë, është apsolutisht është ai moment e tregon krejt një shekull, nuk  bën me i relativizu këto, duhet me ju thanë bravo njerëzve që kanë bë diçka, me i respektu. Se nuk kemi ne shumë, qato sakrifica i kemi, s’kemi histori të gjatë shumë, duhet me mbrojt si Nënën Terezë, Skënderbeun, Ibrahim Rugovën, familjen Jashari, sakrificën e Haradinjave, me u krenu me to me i vlerësu’’, ka deklaruar ai mes tjerash, përcjell Gazeta Express.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU