Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë pjesë sot në hapjen e ekspozitës “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik”, të fotogazetarit Blerim Uka.
Sipas Krasniqit, Blerimi, përmes fotografive na i riktheu emocionet e një rrugëtimi të gjatë, plot sfida, por të jashtëzakonshëm të lobimit dhe promovimit të sportit kosovar, posaçërisht të futbollit, që mbetet shembull i guximit, rezistencës dhe përkushtimit.
Postimi i plotë i Memli Krasniqit:
Kisha kënaqësinë të marr pjesë në hapjen e ekspozitës “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik”, të fotogazetarit Blerim Uka.
Nga ndeshjet futbollistike të vitit 2005, që luheshin në kushte jo të favorshme, e deri te momenti kulminant i pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, për të vazhduar me ndeshjet e zhvilluara nga përfaqësuesja e Kosovës – Blerimi, përmes fotografive na i riktheu emocionet e një rrugëtimi të gjatë, plot sfida, por të jashtëzakonshëm të lobimit dhe promovimit të sportit kosovar, posaçërisht të futbollit, që mbetet shembull i guximit, rezistencës dhe përkushtimit.
Faleminderit Blerim për vlerësimin dhe dokumentimin e këtyre ngjarjeve me shumë vlerë!