No menu items!

Krasniqi i përgjigjet pozitivisht ftesës nga Osmani për konsultime rreth bllokadës në Kuvend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në takim liderët e partive politike për të diskutuar rreth situatës së krijuar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Osmani ka propozuar që takimi të mbahet të enjten më 15 maj në orën 13:00.

Pranimin e ftesës nga presidentja e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Partia Demokratike e Kosovës.

Nga kjo parti kanë bërë të ditur se kryetari Memli Krasniqi do ti përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.

“Po, Kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja”, ka thënë zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Abdullahu tutje tha se Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë.

“Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë”, tha ai. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.