No menu items!

Krasniqi merr pjesë në konferencën “BlockTalk Prishtina 2025”: Kryeqyteti ishte epiqendra e inovacionit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ishte pjesëmarrës në konferencën “BlockTalk Prishtina 2025” – të organizuar për të dytin vit me radhë në kryeqytet, dedikuar teknologjisë blockchain dhe kriptovalutave, në bashkëpunim me kompaninë më të madhe në botë në këtë fushë, Binance.

Në një reagim në Facebook, Krasniqi thotë se ardhmja nuk pret, derisa shton se ai diskutoi për potencialin që kanë Kosova dhe rajoni, për sfidat që do të vijnë dhe për rolin që mund të luaj Kosova në ekonominë dixhitale globale.

E ardhmja nuk pret. Blockchain dhe kriptovalutat nuk janë më çështje të së nesërmes – ato po e ndryshojnë botën sot. Diskutuam për potencialin që kanë Kosova dhe rajoni, për sfidat që na presin dhe për rolin që mund të luajmë në ekonominë dixhitale globale. Kosova ka një rini të talentuar dhe të pasionuar për këtë fushë. Gjithçka që u duhet është një shtet që e kupton këtë potencial, që krijon një mjedis miqësor dhe u qëndron pranë. Nëse e bëjmë këtë, Kosova mund të shndërrohet në një qendër rajonale për teknologjinë blockchain dhe kriptovalutat”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Tutje, ai shton se Prishtina sot ishte epiqendra e inovacionit, e që sipas tij, kjo është vetëm fillimi.

“I përgëzoj pjesëtarët e komunitetit të jashtëzakonshëm të kësaj fushe në Kosovë, në veçanti Cryptolbanians – njerëz që po bëjnë një punë të palodhur, edhe përmes organizimeve si ky i sotmi. Sot, Prishtina ishte epiqendra e inovacionit. Dhe kjo duhet të jetë vetëm fillimi”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.