No menu items!

Kroacia e Franca me marrëveshje për aeroplanët luftarakë “Rafale”

Franca formalisht nënshkroi të enjten një marrëveshje me Kroacinë për shitjen e aeroplanëve luftarakë, Dassault Aviation Rafale. Njoftimi për këtë marrëveshje ishte dhënë muaj më parë.

Ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Florence Parly, e nënshkroi marrëveshjen bashkë me homologun e saj kroat, në prani të presidentëve Emmanuel Macron të Francës dhe Andrej Plenkoviq të Kroacisë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Në maj të këtij viti, presidenti kroat kishte thënë se Kroacia do të blinte 12 aeroplanë luftarakë francezë, “Dassault Rafale”, për t’i modernizuar forcat ajrore me një marrëveshje me vlerë të 999 milionë eurove.

Kroacia është bërë anëtare e NATO-s në vitin 2009 dhe anëtare e Bashkimit Evropian më 2013. Forcat ajrore të saj kanë një grup të aeroplanëve rusë, “MiG-21” nga periudha e ish-Jugosllavisë, por ata janë të dalë mode dhe vetëm disa prej tyre janë ende të operueshëm.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.