Kryeministri Kurti ndjek ndeshjen Drita–Shkëndija në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kryeministri i Kosovës ka ndarë një fotografi nga mbrëmja e futbollit në “Fadil Vokrri”, ku ndoqi ndeshjen ndërkombëtare mes dy ekipeve shqiptare, Dritës dhe Shkëndijës, së bashku me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, dhe kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami. Kurti u shpreh se Komuna e Gjilanit dhe ajo e Tetovës “tashmë kanë fituar me rizgjedhjen e Albanit dhe Bilallit për kryetarë”, ndërsa sonte në fushë triumfoi FC Drita, por atmosfera festive ishte e përbashkët për të gjithë tifozët në tribuna. “Urime Dritës për një tjetër fitore të rëndësishme në këtë garë! Suksese të dy ekipeve në ndeshjet e radhës në Ligën e Konferencës”, ka shkruar kryeministri.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU