Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se nesër do të iniciojë padi për shpifje ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në një reagim të plotë, Lushtaku ka deklaruar se Kurti po vazhdon me gënjeshtra dhe shpifje publike, duke pretenduar për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana e tij.
Sipas Lushtakut, për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje nga kamerat e sigurisë, ku thuhet se është konstatuar se nuk ka pasur asnjë rrezik në komunikacion dhe se rasti është mbyllur nga organet kompetente.
Ai ka shtuar se për shkak të këtyre deklarimeve, do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj kryeministrit Kurti.
Lushtaku gjithashtu ka kritikuar qeverinë aktuale, duke thënë se “pas gjashtë vitesh në pushtet, Kosovës nuk i janë sjellë projekte madhore, por vetëm propagandë, përçarje dhe viktimizim politik.”/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU