Prishtinë – Kohët e fundit në kryeqytet është vërejtur një rritje shqetësuese e qarkullimit të monedhave 1 euro false. Burime Raporto24 nga terreni bëjnë të ditur se këto monedha po shpërndahen më së shumti në kafiteri dhe markete të zonave më të frekuentuara të qytetit.
Njëra nga monedhat më të përhapura falsifikohet në formë të ngjashme me versionin zyrtar të euros, por ka mangësi të dallueshme në detaje – përfshirë mungesën e portretit në pjesën e brendshme, ngjyra të zbehta dhe cilësi të dobët të gdhendjes./Raporto24/