Ngjyra e kaltër në thonj tregon problemet me mushkëritë dhe aneminë, derisa thonjtë e gjelbër janë shenjë e infeksioneve kërpudhore
Trashja e ndërgishteve është karakteristikë e diabetit, ndërkaq ndryshimi i formës së thonjve mund të tregojë edhe sëmundjen vdekjeprurëse idiopatike të fibrozës mushkërive.
Përveç formës së thonjve, te fibroza idiopatike e mushkërive shfaqen edhe gishtat e trashë.
Sëmundjen e mushkërive e tregojnë edhe thonjtë e verdhë. Ata janë të lidhur edhe me çrregullimet e drenazhit të limfatik dhe artritit reumatoid.
Ndryshimet më të shpeshta të thonjve janë pikat e bardha dhe linjat të cilat mund të shfaqen për shkak të helmimit, sëmundjes së Hodkinit apo ndaljes së zemrës. Mirëpo ndryshimet nuk është e thënë patjetër të jenë të rrezikshme, mund t’i pengoni me ushqim të rregullt.
Marrja e pamjaftueshme e zinkut mund të çojë deri te shfaqja e njollave specifike të bardha në thonj. Zinku është i nevojshëm për rritje të qelizave. Mund ta gjeni në produktet siç janë: peshku, frutat e detit, vezët dhe farërat, transmeton Telegrafi.
Për thonjtë e brishtë shpëtim janë thartirat yndyrore omega-3. Ato “lyejnë’ thonjtë dhe u japin shkëlqim të shëndetshëm.
Për fortësinë dhe elasticitetin e thonjve pasurojeni ushqimin me proteina – mish, peshk, sojë dhe drithëra integrale.
Shfaqja e vijave vertikale në thonj është shenjë e mungesës së hekurit, ndërkaq në trup e fusni duke konsumuar mish të kuq, peshk dhe vezë.
Pikat e bardha, njollat apo vijat
Mund të jenë shenjë e mungesës së zinkut apo proteinave në trup, e sëmundjeve të zemrës, problemeve me mëlçinë dhe veshkat.
Thonjtë e çarë, të verdhë dhe të gjelbër
Tregojnë mungesën e vitaminës E, qarkullimin e keq të gjakut, mbylljen e limfës, problemet me mëlçinë, frymëmarrjen, diabetin, infeksionin kërpudhor apo politurën e tepërt.
Thonjtë të cilët lakohen lehtë
Thonjtë e këtillë janë shenjë e mungesës së hekurit, ndërsa tregojnë edhe probleme me lukthin, zorrët dhe gjëndrën tiroide.
Thonjtë të cilët lakohen në majë të mollëzave
Tregojnë problemet me zemrën dhe mëlçinë, problemet me rrugët e frymëmarrjes, mungesën e vitaminës B12.