No menu items!

Kur një nishan përbën rrezik, 3 mënyra si të vetëekzaminoni kancerin e lëkurës

Një nishan nuk është asgjë më shumë se një hiperproliferim i grupeve qelizore normalisht të pranishme në lëkurë (melanocitet e famshme, të njohura për prodhimin e melaninës, substanca që i jep ngjyrë lëkurës). Këto grupe të melanociteve grumbullohen në lëkurë, duke krijuar ato pika apo njolla të vogla kafe deri në kafe të errët / të zezë, në forma dhe madhësi të ndryshme, të njohura si nishane. Jo rrallëherë kanceri i lëkurës ka si zanafillë këto nishane, ndaj duhet të jeni të kujdessëhm të vëzhgoni këta të fundit për të parë nëse pamja e tyre ka ndryshuar apo jo.

Si të dallojmë sa më shpejt kancerin e lëkurës?

1. Kryesisht me vetëekzaminimin e lëkurës. Përdoret metoda “ABCD” për të parë zhvillimin e nishanit. Kontrolloni nishanet tuaj çdo një muaj dhe vini re nëse keni ndryshime.

ASIMETRI: kur gjysma e nishanit nuk është e barabartë me gjysmën tjetër.

KONTURET: kur konturet e nishanit nuk janë të rregullta.

NGJYRA: kur ngjyra e nishanit nuk është uniforme.

DIAMETRI: kur përmasat e nishanit janë mbi 6 mm.

2. Anëtarët e tjerë të familjes mund t’ju ndihmojnë për të parë pjesët që e keni të vështirë t’i kontrolloni vetë (pjesa e kurrizit).

3.Shkoni te mjeku specialist. Bëni kontroll për kancerin e lëkurës nga mjeku dermatolog, një herë në vit, për të mbajtur nën kontroll zhvillimin e nishanit dhe për të bërë dallimin e hershëm të nishaneve malinje. Kontrolli i rregullt me dermatoskopi i nishaneve nga mjeku specialist, ndihmon në zbulimin e hershëm dhe përmirësimin e diagnozës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.