No menu items!

Kurti: Kemi nevojë urgjente për zgjerim të BE-së agresioni rus po vazhdon në Ukrainë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian, që po mbahet në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kurti në fjalimin e tij tha se nevoja për zgjerim të Bashkimi Evropian është urgjente, transmeton Telegrafi.

Kemi nevojë për zgjerim urgjent, për shkak se agresioni rus po vazhdon në Ukrainë. Duhet te jetë mundësi për bashkëpunim të fuqishëm rajonal. Kosova është e gatshme për reforma, që rajoni të integrohet dhe qytetarët të përafrohen”, tha ndër tjera Kurti.

Gjithashtu, kryeministri theksoi edhe një herë së është koha që kërcënimet të ndërpriten.

Kurti po ashtu ka falënderuar BE-në, SHBA-të dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim të rëndësishëm, që sipas tij do të mundësojnë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.