Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas barazimit 0-0 të Shqipërisë ndaj Serbisë, në kualifikueset e Kampionatit Botëror.
Ai tha se pritjet për këtë ndeshje ishin të mëdha dhe se barazimi na la të pakënaqur
Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj. Në fund të këtyre kualifikimeve jemi të bindur se Shqipëria do të triumfojë.”, ka shkruar Kurti