No menu items!

Kurti: Prokuroria e Shtetit të angazhohet ditë e natë që ata që kryen krime lufte në Kosovë të dalin para drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit  që të angazhohen maksimalisht, siç ka thënë ai, ditë e natë në mënyrë që ata që kryen krime lufte në Kosovës, për të cilët ka edhe dëshmitarë të gjallë, të ndiqen, të akuzohen e të dënohen.

Kurti këtë e ka  bërë gjatë homazheve në 23 vjetorin e masakrës nga forcat e armatosura serbe mbi familjen Muliqi, në Abri të Epërme të Drenasit, nga ku ka paralajmëruar edhe padi për gjenocid ndaj Serbisë.

“Andaj unë edhe njëherë e lus Prokurorinë e Shtetit që më krejt çfarë kanë e dinë, të angazhohen maksimalisht ditë e natë në mënyrë që ata vrasës për të cilët ka edhe dëshmitarë të gjallë, të ndiqen, të akuzohen e të dënohen. Sepse pa drejtësi, me vetëm të vërtetën, plagët vazhdojnë të mbesin të hapura e të njoma”, ka thënë Kurti sot.

Edhe dy ditë më parë, Kurti teksa ka bërë homazhe tek varret e viktimave të Masakrës së Izbicës,  nga aty  tha se duhet më shumë punë nga Prokuroria e vendit në mënyrë që të vihen para drejtësisë ata që kryen këto krime.

Prokuroria e Shtetit e ka mundësinë për të përndjekur e sistemi i drejtësisë në përgjithësi edhe për të gjykuar në mungesë. Besoj që është e padrejtë, e padurueshme, që për Masakrën e Izbicës është arrestuar vetëm një person, me qenë se kanë të drejtë të gjykojnë në mungesë. Prokurorët i kanë pagat e mira, i kanë gjithashtu edhe kushtet e favorshme të punës”, u shpreh Kurti të enjten.

Për zbardhjen e fatit të të pagjeturve krerët institucionalë janë zotuar teksa kanë kujtuar masakrat e marsit në Kosovë.

Kryeministri Kurti edhe më herët kishte deklaruar se Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid, për periudhën e luftës së fundit në shtet.  Këtë e kishte thënë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kujtojmë se, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit nëKosovë janë vrarë rreth 13.500 persona.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.