No menu items!

Kurti: Reçaku, është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar se populli ynë, gjithmonë do jetë mirënjohës e falënderues ndaj ambasadorit, William Walker, për rolin e kontributin e tij për të vërtetën dhe Kosovën.

Ai shprehet se në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojnë 45 shqiptarët civilë të masakruar nga forcat serbe.

”Reçaku është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë. Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojmë 45 shqiptarët civilë të masakruar nga forcat e Serbisë.

Ne përkulemi para vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Shteti ynë demokratik, nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës.

Populli ynë i është gjithmonë mirënjohës e falënderues Ambasadorit William Walker, për rolin e kontributin e punës së tij për të vërtetën dhe Kosovën.

Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve nuk humbet. Lavdia është e tyre, e kujtimi i përjetshëm për ta është i yni.

Lavdi!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.