No menu items!

Kurti: Rritëm 100 milionë euro më shumë buxhetin e komunave, duhet të fokusohemi që shpenzimi të jetë transparent

Kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me kryetarët e komunave të Kosovës ka thënë se buxheti për këto është rritur 100 milionë euro më shumë.

Kurti në këtë mbledhje ka kërkuar llogaridhënie dhe transparencë në harxhimin e buxheteve.

Për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove. Kjo duhet të reflektojë edhe me rritjen e cilësisë në terren, të shërbimeve komunale karshi qytetarëve tonë, mirëqenies, edukimit, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

“Duhet fokusuar që shpenzimi i buxhetit të jetë transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve”, shtoi ai.

Sipas tij, në këtë vit janë planifikuar që të shtohen disa pozita të reja për inspektoratet
Për vitin 2023 i kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektoratet, që të mbrohen të drejtat e punëtorëve dhe cilësia e shërbimeve”, theksoi Kurti.

Në fund, ai ka përmendur edhe subvencionimin e energjisë që është bërë për qytetarët dhe bizneset.

“Kemi distribuuar 95 milionë euro për subvencionimin e energjisë, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset. U ndanë 6 milionë euro për eficiencën e energjis

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.