No menu items!

Kurti: Serbia agresive nuk distancohet nga Millosheviqi dhe Putini

Kryeministri Albin Kurti, kur është pyetur se kur do të ketë marrëveshje definitive me Serbinë, ka thënë se është i gatshëm për marrëveshjen. Por ai problem e konsideron Serbinë, e cila nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe sot nuk po distancohet nga Putini e Kremlini.

Ai tha se Kosova është shtet më demokrat dhe më i pavarur se Serbia, ndërkaq kjo e fundit sipas tij është një regjim hibrid, autokraci praktikisht dhe në anën tjetër nuk është e pavarur nga federata ruse.

Qysh dje po të varet prej meje, por është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviqi, as nga e tashmja problematike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar”, u shpreh Kryeministri në një intervistë për Top Channel.

Kurti e cilëson se kjo situatë bën që ta kemi fqinjësinë e vështirë me Serbinë, por që për këtë do të ndihmojë shumë zbatimi i marrëveshjes është dakorduar në Bruksel dhe në Ohër.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.