Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se shtesat për nënat lehona janë rritur në vlerën prej 500 euro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Qeverisë, me qëllim që rritja të mos pritet deri në muajin korrik, kur hyn në fuqi paga minimale e re.
Sipas njoftimit, pagesat janë ekzekutuar përmes sesionit të fundit bankar, ndërsa mund të nevojitet pak kohë derisa mjetet të pasqyrohen në llogaritë bankare të përfituesve.
Qeveria ka bërë të ditur se kjo masë synon mbështetjen e nënave pas lindjes dhe familjeve në periudhën e lehonisë./Raporto24/






