No menu items!

Kurti viziton Skenderajin, sheh nga afër gjendjen e rëndë pas vërshimeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Skenderajin, për të parë nga afër gjendjen në këtë qytet, i cili u godit më së shumti nga vërshimet.

I shoqëruar nga ministrat Armend Mehaj dhe Elbert Krasniqi, Kurti u prit për vizitë nga kryetari i komunës së Skenderajit, Fadil Nura

Së bashku vizituan fshatin Llaushë, për të parë dëmet e shkaktuara atje.

“Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave” shkroi Nura në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.