No menu items!

Ky është i dyshuari për vrasjen e vajzës në Prizren

Një tragjedi familjare ka tronditur qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk dyshohet se ka privuar nga jeta vajzën e tij dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.

Burime të Gazetës Sinjali konfirmojnë se personi i dyshuar është Mehmet Görenç, i cili pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 06.05.2025, në një banesë në qytetin e Prizrenit, ku Görenç dyshohet se e ka vrarë vajzën e tij, për arsye që aktualisht janë objekt hetimi. Vajza ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Sipas burimeve, dyshohet se motive të brendshme familjare kanë çuar në këtë krim të rëndë, megjithatë, rrethanat e plota do të sqarohen gjatë fazës hetimore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Vrasje e rëndë në Prizren – babai vret vajzën e tij

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.