Laboratori i drogës në një fshat të Pejës ishte i kyçur ilegalisht në rrjet energjetik

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion antidrogë në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një laborator për prodhimin e narkotikëve dhe një sasi e konsiderueshme e drogës.

Gjatë aksionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e KEDS-it, të cilat kanë konstatuar se laboratori ishte i kyçur në mënyrë ilegale në rrjetin elektrik.

Kështu e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Në operacion kanë marrë pjesë Njësiti Anti-Drogë i Policisë së Pejës dhe njësitet relevante, së bashku me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Për këtë rast priten edhe arrestime.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU