No menu items!

Lahi Brahimaj: Blerim Uka, përmes aparatit të tij, ka dokumentuar një udhëtim të gjatë dhe të vështirë drejt njohjes ndërkombëtare të futbollit të Kosovës

Lahi Brahimaj, ka marrë pjesë sot në hapjen e ekspozitës së Blerim Ukës, me titull “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik”.

Sipas Brahimajt, Blerim Uka, përmes aparatit të tij, ka dokumentuar një udhëtim të gjatë dhe të vështirë drejt njohjes ndërkombëtare të futbollit të Kosovës.

Postimi i plotë i Lahi Brahimajt:

Jam i lumtur që isha pjesëmarrës në hapje të ekspozitës me titull “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik”, nga fotografi i njohur dhe miku im Blerim Uka.

Blerim Uka, përmes aparatit të tij, ka dokumentuar një udhëtim të gjatë dhe të vështirë drejt njohjes ndërkombëtare të futbollit të Kosovës.

Blerimi ka lobuar në të gjithë botën për ta bërë të mundur që Kosova të pranohet si pjesë e familjes sportive globale, duke shpalosur një histori të mbushur me sfida dhe suksese.

I nderuari Blerim, paç shëndet dhe mos t’u ndalshin sukseset!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.