Sot është shënuar përvjetori i vdekjes së ish- luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Berisha.
Për këtë datë, bashkëpunëtorë, familjarë të të ndjerit, kanë vendosur buqeta lulesh dhe kanë bërë homazhe te varri i luftëtarit të UÇK-së, shkruan Raporto24.
“Prehu ne paqe daja jem, bashkëluftëtarë i jem e i shum herojve komandant Syki”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebok, Lahi Brahimaj.
“Trimat si Sadriu, i cili me vendosmërinë dhe guximin e një luftëtari të denjë iu bashkangjit UÇK-së, do të kujtohen çdo herë si atdhetarë që nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e Kosovës”, është thënë mes tjerash në këtë përvjetor.