No menu items!

Lajçak pas takimit me Kurtin: Pyetja e vetme është kur do të implementohet marrëveshja për normalizim Kosovë-Serbi

Ka përfunduar takimi i të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti Lajçak është deklaruar për media në lidhje me temat që u biseduan.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se në Prishtinë ishte për të diskutuar për dialogun dhe progresin e mundshëm që mund të arrihet para se institucionet e Bashkimit Evropian të shkojnë në zgjedhje.

“Vitin e kaluar kemi pasur rezultate të rëndësishme, si njohja e targave, por kishim përparim të vogël në rrugën për Normalizimin e Marrëdhënieve”, raporton Telegrafi.

Më nuk ka nevojë të pyetët se çfarë të bëhet e as si të bëhet por kur duhet të bëhet implementimi. Nëse më pyesni mua unë kisha thënë që sa më parë të bëhet implementimi. Kisha bisedime të gjata me Kurtin e Bislimin dhe tani do të analizojmë ato që kemi dëgjuar nga ta. Do të njoftojë shtetet anëtare të BE-së për këto takime”.

Lajçak thotë se bisedat kanë qe të sinqerta por që thotë se paraprakisht për përmbajtjen e këtyre temave duhet të njoftojë shtetet anëtare të BE-së.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi po ashtu bëri të ditur se gjatë takimit u fol edhe për agresionin e Serbisë të 24 shtatorit, teksa tha se për sulmin terrorist, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“E kemi përmendur këtë çështje në lidhje me vendimin e BQK-së por nuk dua të veprojë si zëdhënës i qeverisë. Nesër do të kuptoni më shumë për këtë”.

Sulmi i Bajnskës diskutohet në çdo takim prej se ka ndodhur dhe e kam ngritur edhe dje në Beograd sepse natyrisht, publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presion pasojat dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë”, tha Lajçak.

Ai foli edhe për hetimet që po kryhen për sa i përket agresionit të 24 shtatorit, duke thënë se Bashkimi Evropian nuk është duke kryer hetime por vetëm po merr informata.

“Kur flasim për hetimet, unë nuk jam adresa e duhur pasi nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke i bërë hetimet e veta. Bashkimi Evropian nuk po bën hetime por vetëm po merr informata nga partnerët”, tha Lajçak./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.