Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për financimin e projektit të rinovimit të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi tha se ky është një projekt shumë i pritur nga qytetarët dhe sportdashësit llapjanë, i cili do të realizohet me një investim prej 1.9 milionë eurosh.
“Ky projekt përfshin mbulesën e të gjitha tribunave dhe ndriçimin e fushës sipas standardeve të UEFA-s (Kategoria 3)”, shkroi ai,trasmeton Raporto24
Kryetari Bulliqi falënderoi Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe Qeverinë e Kosovës për këtë përkrahje të madhe për sportin në Podujevë.
“Urime gjithë tifozëve dhe sportistëve!”, përfundoi ai./Raporto24/






