No menu items!

Larg “Instagramit”, Oriola Marashi dëshpëron pa make-up

Jemi mësuar ta shikojmë sensuale dhe provokuese, ku nuk na i kursen shkrepjet sensuale. Flasim për Oriola Marashin, që vijon të mbetet ndër modelet më të mira në vendin tonë.

Prej kohësh ajo ka zgjedhur që ta ushtrojë profesionin e saj edhe jashtë vendit, ku edhe është bërë imazh i “Guess”. Kontratat e reja kanë bërë që gjithnjë e më shpesh ajo të jetë jashtë vendin. Ndaj në momentet kur gjendet në Tiranë, Ori gjen pak kohë edhe për të mbyllur angazhimet si kushdo nga ne.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë modelen teksa pret radhën në bankë. E veshur sportive, Oriola duket krejt ndryshe nga shkëlqimi që jemi mësuar ta shikojmë në “Instagram”-in e saj. Modelja ishte e pagrimuar, teksa duke pritur në radhë fliste edhe në telefon.

Ndonëse ishte përpjekur ta ‘kamuflonte’ veten me një kapele, por e pamundur të mos dallohej se në fakt personi që po priste në radhë ishte pikërisht modelja e njohur. Së fundmi imazhi i Oriolës është shfaqur në një billboard në Venecia. Kjo ngjarje ka shkaktuar emocion te modelja, e cila në një jaht ka pozuar me imazhin e saj në sfond.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.