Latif Gashi publikon mbështetjen e ish-ushtarëve të Zonës së Llapit për Rrustem Mustafa

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një nga komandantët e Zonës Operative të Llapit, Latif Gashi, ka publikuar në Facebook fotografi nga tubimi i ish-ushtarëve të Zonës së Llapit në mbështetje të kandidatit për deputet Rrustem Mustafa.

Në postimin e tij, Gashi ka shkruar se në këtë tubim pati “përkrahje madhështore dhe mobilizim të jashtëzakonshëm” nga udhëheqësit e Komandës së UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, komandantë brigadash, batalionesh, kompanish dhe togjesh.

Ai theksoi gjithashtu pjesëmarrjen dhe mbështetjen e familjeve të komandantit legjendar Zahir Pajaziti dhe zëvendëskomandantit Hakif Zejnullahu, të cilat i cilësoi si simbol i sakrificës dhe qëndresës për lirinë e Kosovës.

Sipas Gashit, ish-bashkëluftëtarët po rreshtohen në mbështetje të kandidaturës së Gjeneral Majorit Rrustem Mustafa për deputet, si dhe kandidatëve Shemsi Jashari dhe Jehana Jashari-Miftari.

Në fund të postimit, ai shprehu mbështetje edhe për Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU