KF Lepenci ka dalë fitues në udhëtim ndaj KF Ulpiana në xhiron e gjashtë të Ligës së Dytë të Kosovës, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan.
Djelmoshat e trajnerit Astrit Fazliu bënë një paraqitje të mirë dhe arritën të marrin tri pikë të merituara. Golin e vetëm dhe vendimtar për skuadrën nga Kaçaniku e shënoi Edon Koxha ⚽️.
Në xhiron e shtatë, Lepenci do të luajë para tifozëve të vet në stadiumin e qytetit “Besnik Begunca”, ku do të presë skuadrën e KF Deçani./Raporto24/





