No menu items!

Lëshohet urdhërarrest për Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale që të lëshohet urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiqit dhe ndaj 10 personave të tjerë.

Sipas njoftimit, urdhri është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që po ndërmerren në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në 2022-n.

Sipas njoftimit, autoritetet po i hetojnë rreth 50 persona për veprat penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “thirrje për rezistencë” dhe “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq. Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Përveç Radojiçiq, PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast. Duke u hetuar janë rreth 50 persona, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, ka shkruar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Radoiçiq është i dyshuari kryesor për sulmin e shtatorit të 2023-s në Banjska të Zveçanit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.