​Lipjan, Policia gjen armë dhe municion gjatë bastisjeve

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Lipjan, ku gjatë bastisjes në dy lokacione janë gjetur armë dhe municion.

Në shtëpitë e dy të dyshuarve, një femër dhe një mashkull, janë sekuestruar një armë zjarri, një karikator me 9 fishekë, 14 fishekë të tjerë dhe dy karikatorë të zbrazët, bëhet e ditur në raporton 24-orësh të Policisë.

Pas intervistimit, burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU