Liverpooli iu ka ofruar kontrata të re tre yjeve si Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil van Dijk.
Pavarësisht që të tre janë të padiskutueshëm në formacionin bazë të Arne Slot, kontrata aktuale iu skadojnë në verë ndërsa disa edhe e kanë lënë të hapur mundësinë e largimit.
Sidoqoftë, Liverpooli ka ndryshuar qasje dhe sipas “The Athletic” tashmë ia ka dërguar propozimin Salah për rinovimin e kontratës, me egjiptianin që këtë vit është padiskutim lojtari më i mirë në Premierligë.
Përpos tij, kontratat e reja iu janë dërguar edhe kapitenit Van Dijk si dhe nënkapitenit Alexander-Arnold. Të tre lojtarët përndryshe kanë të drejtë të nënshkruajnë parakontratë me klube jashtë Anglisë që nga janari i 2025.
Te klubi anglez besojnë se të gjithë do ta rinovojnë kontratën, megjithatë ende nuk dihet asgjë lidhur me vendimet e lojtarëve.
Salah që ka realizuar 15 gola dhe regjistruar 12 asistime kërkohet me ngulm në Arabinë Saudite, si dhe ka spekulime për një kalim të mundshëm te gjiganti francez PSG.
Van Dijk gjithashtu pëlqehet në Arabinë Saudite, derisa Alexander-Arnold vazhdon të jetë prioriteti kryesor i Real Madridit.
Javët e ardhshme pritet të jenë kyçe për të ardhmen e lojtarëve, ngase nëse s’pranojnë të refuzojnë, atëherë ekziston mundësia që Liverpooli t’i vendosë në shitje qysh në janar për të mos i lënë të largohen falas në qershor.


