No menu items!

Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për top yllin e Real Madridit

Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për yllin e Real Madridit, sipas raportimeve të fundit.

Pasi pak kohë më parë fituan trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve, ‘Los Blancos’ tashmë kanë zyrtarizuar ardhjen e Kylian Mbappe dhe Endrick në radhët e tyre.

Natyrisht, transferimet e këtyre dy lojtarëve kanë bërë që të krijohen shumë thashetheme për të ardhmen e Rodrygos, me sulmuesin i cili duket se do të jetë “i sakrifikuari” i Carlo Ancelottit dhe minutat e tij do të jenë të limituara.

Ani pse Rodrygo në disa raste ka insistuar se është i lumtur tek gjiganti i La Ligas, e përditshmja katalanase El Nacional ka raportuar se Liverpooli po mendon për një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshihej edhe Trent Alexander-Arnold.

Alexander-Arnold, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij tek Liverpooli, është lidhur me një kalim tek Real Madridi gjatë muajve të fundit.

Rodrygo i cili ka shënuar 17 gola dhe ka regjistruar nëntë asistime në 51 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, kartoni i tij vlerësohet rreth 170 mulionë ndërsa Real Madridi nuk do ta pranonte një ofertë më të vogël se 100 milionë euro.

Sidoqoftë, një marrëveshje huazimi mund të jetë formula e cila do të përdoret për këtë transferim, pasi presidenti Florentino Perez e ka identifikuar Alexander-Arnoldin si pasuesin ideal të Dani Carvajal./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.