Skuadra e Llapit ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen e barazhit ndaj Dinamo Ferizajt, duke siguruar kështu qëndrimin në elitën e futbollit kosovar edhe për sezonin e ardhshëm.
Llapjanët e nisën furishëm përballjen ndaj Dinamos, duke kaluar në epërsi që në minutën e 11-të me golin e Ademit. Skuadra nga Podujeva nuk është ndalur me kaq dhe ka arritur ta dyfishojë avantazhin, me Hysenin i cili realizoi nga penalltia. Kur po zhvillohej minuta e 23-të e ndeshjes, për rezultatin 0-2 në favor të Llapit, që dominoi takimin në fazë të hershme.
Në anën tjetër, Dinamo Ferizaj, e cila kishte arritur në këtë fazë pas një rruge të suksesshme në Ligën e Parë, nuk arriti të konkretizojë ëndrrën për promovim. Pavarësisht përpjekjeve, ata nuk ia dolën të përmbysin rezultatin dhe kështu mbeten jashtë Superligës edhe për sezonin e ardhshëm.
Kjo fitore për Llapin përfaqëson një lehtësim të madh pas një sezoni të vështirë, ndërsa Dinamo do të duhet të presë një tjetër mundësi për t’u ngjitur në elitë.
KosovaPress


