No menu items!

Lojtarët më të shpejtë nga ndeshjet e grupeve në edicionin 2023/24 në Ligën e Kampionëve

Janë publikuar tashmë numrat e lojtarëve më të shpejtë në edicionin 2023/24 në Ligën e Kampionëve, pas përfundimit të grupeve.

Këtë të martë dhe mërkurë u zhvilluar ndeshjet e gjashta apo të fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Nga aty u mësuan 16 skuadrat e kualifikuara, të cilat do ta presin shortin e së hënës për të mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e 1/8-tës

Megjithatë, tashmë kanë filluar të dalin edhe statistika tjera nga ndeshjet e grupeve dhe njëra nga to është për lojtarët më të shpejtë.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, pati sprintin më të shpejtë në ndeshjet e grupit, pasi arriti shpejtësi prej 36.3 km/h.

Pas Adeyemit vijnë Kylian Mbappe me shpejtësi prej 36.1 km/h dhe Lois Openda i RB Leipzig dhe Marcus Rashford që patën sprint me shpejtësi prej 35.7 km/h.

Lojtarë tjerë që patën shpejtësi më të madhe se 35 km/h gjatë ndeshjes së grupeve janë edhe yje si Achraf Hakimi, Alphonso Davies, Sandro Tonali, Theo Hernandez dhe Rafael Leao.

Lojtarët më të shpejtë në ndeshjet e grupeve këtë sezon:

Karim Adeyemi 36.3 Km/h

Kylian Mbappé 36.1 Km/h

Louis Openda 35.7 Km/h

Marcus Rashford 35.7 Km/h

Achraf Hakimi 35.6 Km/h

Daizen Maeda 35.6 Km/h

Alphonso Davies 35.5 Km/h

Mohamed Simakan 35.5 Km/h

Sandro Tonali 35.5 Km/h

Theo Hernandez 35.4 Km/h

Osman Bukari 35.4 Km/h

Rafael Leao 35.4 Km/h

Anthony Gordon 35.4 Km/h

Pepe 35.4 Km/h

David Neres 35.4 Km/h

/Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU