No menu items!

Manjati 92-vjeçar shijon dashurinë me partneren e re në Korfuz, kush është shkencëtarja simpatike

Rupert Murdoch, 92 vjeç po jeton momente romantike në superjahtin legjendar “Christina O” me të dashurën e tij të re, Elena Zhukova.

Në fakt, siç raporton Daily Mail, çifti, ndodhen sot jashtë Korfuzit.

Thashethemet për të dashurën e re në jetën e Murdoch, pas ndarjes së tij disa muaj më parë me Anne Leslie Smith (të cilën manjati e kishte përshkruar si një “dhuratë nga Zoti”), më në fund janë konfirmuar dhe 66-vjeçarja Zhukova ka rënë në mikroskopin e mediave, të cilat publikojnë detaje të ndryshme nga jeta e saj.

Madje fotot e para të çiftit janë publikuar.

 

Shkencëtarja simpatike në pension është nëna e Dasha Zhukova, galeristja 42-vjeçare ruso-amerikane, e cila është e martuar me Stavros Niarchos që nga viti 2020.

Ish-bashkëshorti i Dasha Zhukova, me të cilin ajo kishte dy fëmijë, është Roman Abramovich.

Çifti njoftoi ndarjen e tyre në vitin 2017, pas rreth 10 vitesh martesë.

Elena Zhukova ka punuar për vite si biologe molekulare e specializuar në diabetin. Ajo jeton në SHBA prej më shumë se 3 dekadash pasi u largua nga Rusia në 1991 me vajzën e saj.

66-vjeçarja dy herë e divorcuar ka punuar në një strukturë kërkimore në UCLA përpara se të pensionohej. Burime të gazetës britanike thonë se asaj i pëlqen shumë të kalojë kohë me nipërit e saj.

“Pushimet familjare”

Edhe pse çifti janë ende në “fazat e hershme” të lidhjes së tyre, Murdoch thuhet se tashmë ia ka prezantuar zyrtarisht të dashurën e tij fëmijëve.

Në jahtin “Christina O”, me të cilin Murdoch ka eksploruar bukuritë e ishujve grekë ditët e fundit, në bord janë edhe vajzat e tij Wendy Deng, Grace dhe Chloe, sipas gazetës britanike. 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.