Marta Kos thirrje partive në Kosovë: Bashkim dhe kompromis për stabilitet institucional

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe kompromis politik në Kosovë, pas zgjedhjeve të fundit.

Ajo ka uruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhje, duke vlerësuar njëkohësisht procesin zgjedhor si të qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt.

Në një postim në rrjetin social “X”, Kos ka theksuar se partitë politike në Kosovë duhet të bashkohen për të garantuar stabilitet institucional dhe përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional”, ka shkruar ajo, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar angazhimin e BE-së në procesin e integrimit të Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU