Mateo Borri dhe Brikena i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, duke konfirmuar publikisht ndarjen pas aludimeve të shumta që qarkulluan së fundmi në rrjete sociale.
I pari që reagoi ishte Mateo, i cili në orët e para të mëngjesit ndau një mesazh publik për ndjekësit. Ai bëri të ditur se raporti mes tyre ka përfunduar, duke theksuar se zgjedh ta ruajë respektin për Brikenën dhe për kohën që kanë kaluar së bashku.

Mateo shtoi se nuk dëshironte që lajmi të interpretohej përmes detajeve të vogla në rrjete sociale, por të sqarohej drejtpërdrejt dhe me kujdes.
Pak minuta më vonë, reagoi edhe Brikena, e cila konfirmoi qartë ndarjen me fjalët: “Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë”. Ajo theksoi se mes tyre ka pasur respekt të ndërsjellë, ndërsa kërkoi qetësi dhe mirëkuptim përballë komenteve e diskutimeve që janë krijuar online.

Brikena bëri të ditur gjithashtu se ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga disa platforma dhe grupe, pasi postimet dhe komentet rreth ndarjes po ndikojnë negativisht tek ajo.
Me këtë reagim, dyshja i dha fund spekulimeve, duke konfirmuar se rrugëtimi i tyre si çift ka përfunduar, por me respekt për njëri-tjetrin. /GazetaExpress/


