Mateo kërkon sqarim nga Brikena: Më lejon të të përkëdhel gjatë gjithë kohës, por jo të të puth

Pas tentativës së Mateo-s për t’i rrëmbyer një puthje Brikenës, dyshja u panë më vonë në oborrin e Big Brother VIP Albania duke sqaruar situatën mes tyre. Ky moment ka nxitur reagime të shumta nga publiku dhe ka ringjallur debatet mbi marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë.

Mateo i drejtohet Brikenës: “Duke parë afrimitetin që kemi pasur përherë, që përqafohemi, puthemi, më lejon të të përkëdhel gjatë gjithë kohës, edhe këtu kur po kërcenim, ato lojërat që bëjmë bashkë, ti më shtyn, më tërheq, më puth njëherë në qafë, më puth për së dyti, kur më kap me dy duar gjoja do të më puthje në buzë, më puth në hundë, edhe unë kur të shoh në sy dalloj që puthjen e do, por se merr guximin. Normal do ta bëj guximin unë, të bëj këtë hap. Nuk mendoj që kam bërë ndonjë gjë të keqe.”

Brikena i përgjigjet: “Atëherë, unë gjithmonë ta kam thënë një fjalë, ma respekto fjalën dhe ti e di shumë sa herë ka rënë tema e puthjes, edhe kur e kemi parë Gimbon që ia ka rrëmbyer puthjen Selinit, të kam thënë Mateo me mua mos guxo të rrëmbeheshe.”

Pas këtij momenti, familja e Brikenës ka reaguar duke theksuar se situata nuk përbën një dramë, por është një reagim normal ndaj ngjarjes.

Publiku në rrjetet sociale ka nisur të komentojë gjerësisht, duke shprehur dyshime për marrëdhënien mes tyre dhe duke e cilësuar Brikenën si “mashtruese”, “falso” dhe “manipuluese”.

Ky diskutim ka rikthyer vëmendjen tek dinamika brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku afrimet dhe puthjet mes banorëve shpesh nxisin debate dhe komente kritike nga shikuesit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU